E konfirmon PSG: Messi mungon edhe ndaj Montpellier

E konfirmon PSG: Messi mungon edhe ndaj Montpellier

Lionel Messi do të mungojë përsëri për PSG-në.

Gjashtë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, pritet të jetë jashtë fushave të blerta edhe në xhiron e radhës.

Kështu konfirmon edhe skuadra e PSG, pas ekzaminimeve të fundit të lëndimit, përcjell Periskopi.

Parisienët duan ta pushojnë argjentinasin në mënyrë që ta kenë atë plotësisht gati për ndeshjen ndaj Manchester City.

Messi mbetej jashtë fushave të blerta edhe në ndeshjen që PSG e luante ndaj Metz. /Periskopi/

Shpërndaje në: