E konfirmon Scholz – Zelensky do të marrë pjesë në Samitin e G7 këtë muaj

E konfirmon Scholz – Zelensky do të marrë pjesë në Samitin e G7 këtë muaj

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kiev ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të merrë pjesë në Samitin e G7 këtë muaj, shkruan AFP, përcjell Periskopi.

Në një postim në Twitter, Scholz falënderoi Zelenskyn “për pranimin e ftesës për pjesëmarrje në Samitin e G7”, që do mbahet nga 26 deri më 28 qershor në resortin Schloss Elmau në alpet gjermane.

Zelensky, që besohet se nuk është larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës me 24 shkurt, pritet t’i bashkohet liderëve nëpërmjet një video-lidhje.

Schol arriti në Ukrainë së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi me tren të enjten herët dhe u nisën drejt Irpinit, vend që ka parë luftime të ashpra gjatë pushtimit rus.

Kancelari gjerman u zotua për “solidaritet ndërkombëtar në mënyrë që Ukraina të jetë në gjendje të rindërtohet”. /Periskopi/

Shpërndaje në: