E konfirmon shkenca: Ju nuk ekzistoni

E konfirmon shkenca: Ju nuk ekzistoni

Kur neuroshkenca filloi të studionte mendjen, hulumtuan punën e atyre që e kishin mjeshtëruar çështjen e mendjen. Hulumtuesit e Universitetit të Kolumbias Britanike kanë verifikuar besimin e budistëve për anatta-n, ose jo-veten.

Evan Thompson nga Universiteti i Kolumbias Britanike ka verifikuar besimin budist të anatta-s, ose jo-vetes. Neuroshkenca ka qenë e interesuar te budizmi që nga fundi i viteve ’80, kur Instituti i Mendjes dhe Jetës ishte krijuar nga HH Dalai Lama dhe një ekip shkencëtarësh.

Puna shkencore që erdhi nga këto studime validoi atë që murgjit budistë e kishin ditur për vite me radhë – se nëse trajoni mendjen tuaj, mund ta ndryshoni trurin tuaj.

Ideja qëndrore e anatta-s mund të jetë shumë konfuze për shumicën e njerëzve, pasi koncepti përqendroret te ideja se nuk ka një ‘vete’ konsistente, shkruan Big Think, përkthen Periskopi.

Besimi se ne jemi po i njëjti nga një moment në tjetrin, apo nga një vit në tjetrin është iluzion.

Thompson thotë “mendja dhe trupi është vazhdimisht në lëvizje. Nuk ka asgjë që korrespondon me sensin që ka një vete të pandryshueshme”.

Për ta vërtetuar një gjë të tillë duhet të shikojmë një video të vetes nga e kaluara, apo të lexojmë diçka të shkruar vite më parë. Interesat tuaja, perspektivat, besimet, lidhjet etj, kanë ndryshuar.

Dr.Rick Hanson, argumenton që kur nuk ka një vete konsistente, kjo bën që ne të mos i marrim gjërat aq personalisht. Kjo nënkupton se mendimet tona të brendshme janë thjesht mendime dhe që nuk na definojnë neve. Po ashtu, që ato që bëjnë vaki jashtë nesh janë thjesht gjëra që bëjnë vaki jashtë nesh dhe nuk po na ndodhin neve personalisht. /Periskopi

Shpërndaje në: