E konfirmuar: Bastien Toma nuk do të luaj në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Sporti

Mesfushori nga Kosova, Bastien Toma, i cili viteve të fundit ka shkëlqyer në futbollin zviceran, definitivisht nuk do të luaj për Kosovën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, shkruan Periskopi.

Sipas burimeve të Periskopit, ai madje ende nuk e ka ndarë mendjen se a do të luaj për Kombëtaren e Kosovës apo të Zvicrës.

Megjithatë, 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Genkun, të cilët i kanë ofruar minutazh, skuadër kjo e cila do ta mbajë atë deri në qershor të vitit 2024. /Periskopi

Shpërndaje në: