E konfirmuar: Dy nxënës dhe shoferi i autobusit të vdekur nga sulmi në Deçan

E konfirmuar: Dy nxënës dhe shoferi i autobusit të vdekur nga sulmi në Deçan

Spitali i Pejës ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan kanë mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Nga ky spital për Klan Kosovën thanë se për numrin e të plagosurve nuk dihet por që autoambulanca është duke e bërë bartjen e tyre nga komuna e Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në: