E konfirmuar: Isa Mustafa nuk kandidon për kryetar të LDK’së

E konfirmuar: Isa Mustafa nuk kandidon për kryetar të LDK’së

Para pak çastesh u bë e ditur se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka marrë vendim që të mos kandidoj sërish për kryetar të kësaj partie.

Burime të Periskopit brenda LDK’së e konfirmojnë lajmin se Isa Mustafa nuk do të kandidojë për pozitën udhëheqëse te kësaj partie.

“Mustafa nuk do të kandidojë për kryetar të partisë” tha ky burim.

Tutje deklaron se janë dy arsye që e kanë shtyrë Mutafën ta marrë këtë vendim, shkruan Periskopi.

E para është shëndeti i tij i dobët dhe e dyta është se do që të hapë rrugë për të tjerët.

Tutje shuan zërat se nuk ka ndonjë anëtar tjetër të kësaj partie që është favorit deri tani se se java e ardhshme do t’i konkretizoj gjërat.

“Nga java tjetër do të bisedohet se kush do të kandidojë për këtë pozitë”./Periskopi/

Shpërndaje në: