E konfirmuar: Kombëtarja e Kosovës grumbullohet vetëm tri ditë para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

E konfirmuar: Kombëtarja e Kosovës grumbullohet vetëm tri ditë para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek ndeshja më e rëndësishme në histori të ‘Dardanëve’, ajo mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Kështu, Periskopi mëson se grumbullimi i parë i Kombëtares do të bëhet me 5 tetor, derisa ndeshja zhvillohet me datë 8.

Megjithatë, ende nuk është vendosur nëse skuadra do të udhëtojë një ditë më herët drejt Shkupit për të kaluar natën atje, apo do të niset ditën e ndeshjes, pasi rruga nuk është shumë e gjatë.

Poashtu, arsyeja pse në njoftimin e sotëm të akreditimit nuk është përfshirë opsioni për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut është sepse FFK ende nuk është njoftuar nga Federata Maqedonase e Futbollit për numrin e gazetarëve dhe fotoreporterëve mysafirë që u lejohet hyrja në stadium. /Periskopi

Shpërndaje në: