E konfirmuar: Nisma dorëzon ankesë në PZAP
Nisma Socialdemokrate, ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, shkruan Periskopi.
Mul Desku për Periskopin ka bërë të ditur se në PZAP janë duke pranuar ankesa nga pale të ndryshme ankimore edhe nga kandidatë për deputet nga subjektet të tjera, ndër to edhe Nisma.
“Jemi duke pranuar ankesa, po konkretisht Nisma e ka dorëzu, por ka edhe parti të tjera kryesisht kandidatë, Nisma e ka qatë ankesën që e ka dorëzu edhe më herët, subjektet tjera kanë kandidatë e tyre për parregullsi, në vota, mundësi që ju mungojnë votat”, ka thënë Desku për Periskopin.
Ndërsa pas publikimit të rezultateve nga KQZ-ja, Endrit Shala nga Nisma deklaroi se këto janë rezultate të fabrikuara pasi janë numëruar edhe votat e ardhura nga Serbia.
Kujtojmë që koalicioni Nisma-AKR nuk ia doli ta kalojë pragun zgjedhor, duke siguruar 42 mijë e 72 vota apo 4,984 %./Periskopi/



