E konfirmuar: PDK e Malishevës bën koalicion me AAK’në

E konfirmuar: PDK e Malishevës bën koalicion me AAK’në

Nisma Socialdemokrate e Kosovës me 14 nëntor do të shihet nëse do të arrijë të mbajë Malishevën si bastion të këtij subjekti politik a po ndryshe edhe të shuhet, shkruan Periskopi.

Ekrem Kastrati i Nismas do të jetë në balotazh me Isni Kilajn e PDK’së që u rendit i dyti në këto zgjedhje.

Gara për 14 nëntorin duket të jetë mjaftë e nxehtë, pasi që PDK’ja në Malishevë pritet të zyrtarizoi koalicionin me AAK’në.

Këtë e ka konfirmuar vetë z.Kilaj në një prononcim për Periskopin.

Kilaj tha se janë duke biseduar dhe janë përafruar mjaftë shumë edhe me degën e LDK’së në Malishevë.

“Me AAK’në sonte do ta zyrtarizojmë me AAK’në në ora 19 :30, ndërkaq me LDK jemi duke biseduar dhe jemi përafruar por ende nuk ka diçka”, tha Kilaj për Periskopi.

Kujtojmë se Ekrem Kastrati, në zgjedhjet e 17 tetorit ka dal i pari me 34.30 për qind apo 7 mijë e 316 vota, ndërkaq kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, i cili ka fituar 6 mijë e 200 vota në raundin e parë apo 29.07 për qind./Periskopi

Shpërndaje në: