E konfirmuar: Tottenhami anulon emërimin e Gattusos si trajner, pasi tifozët nuk e duan

E konfirmuar: Tottenhami anulon emërimin e Gattusos si trajner, pasi tifozët nuk e duan

Tottenham Hotspur thuhet se ka ftohur interesin e tyre në emërimin e Gennaro Gattusos, pavarësisht bisedimeve mbi një kontratë dy-vjeçare. Spurs çuditërisht hodhën poshtë planin e tyre për të sjellë Paulo Fonsecan pasi italiani u bë i disponueshëm pas largimit të tij të shpejtë nga Fiorentina.

Natën e kaluar, tifozët e Spurs i bënë të qarta drejtuesve të klubit se nuk duan italianin si trajner duke bërë trend në Twitter hashtagun #NoToGattuso.

Ndërsa emërimi do të konsiderohej i dobët duke pasur parasysh kandidatët e mëparshëm të konsideruar, Gattuso ka gjithashtu një të kaluar shumëngjyrëshe që përfshin kacafytjen me ish-ndihmës menaxherin e Spurs, Joe Jordan më 2011.

Italiani ka një histori me komente të prapambetura të cilat përfshijnë vërejtje për gratë në futboll, martesat e të njëjtit seks dhe racizmin.

Puna e Gattusos zgjati vetëm 23 ditë në krye të Fiorentinës pas largimit të tij nga Napoli.

Ai dëshironte që klubi Viola të nënshkruante yje të gatshëm për të garuar ndërsa klubi dëshironte të besonte në talentet e tyre dhe kjo çoi në një ndarje mes palëve.

Agjenti i tij Jorge Mendes tashmë ishte duke punuar në një numër objektivash transferimi dhe portugezi ishte forca kryesore lëvizëse pas bisedimeve me Tottenham.

Sidoqoftë, sipas mediumit The Athletic, marrëveshja tani është plotësisht e dështuar dhe Spurs do të vazhdojnë të kërkojnë trajner të ri edhe 60 ditë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Mbetet e paqartë nëse negociatat me Fonsecan mund të rregullohen pas dështimit të diskutueshëm të para disa ditëve.

Mediat lënë të kuptohet që Spurs u larguan nga tavolina e bisedimeve me Fonsecan, kur dëgjuan që Gattuso ishte bërë i disponueshëm.

 

Shpërndaje në: