E kritikoi për konspiracione Kurtin, Rama: Kemi dallime me Albinin për ‚Open Ballkan‘ por do vije dita kur do jemi bashkë

E kritikoi për konspiracione Kurtin, Rama: Kemi dallime me Albinin për ‚Open Ballkan‘ por do vije dita kur do jemi bashkë

Kryeministri Edi Rama është pyetur në Prishtinë lidhur me akuzat se Kosova po bën konspiracione lidhur me projektin e ‘Open Ballkan’.

Kështu u përgjigj Rama:

“Nuk më citoni si duhet dhe edhe një herë tjetër, meqë na dhatë mundësinë dua të them, kam pasë shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta edhe përmes rrjeteve sociale këto ditë, për shkak të situatës së krijuar nga Kosova ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve, thelbi ishte po tani a je i bindur që Ballkani i Hapur nuk bëhet me Serbinë. Jam edhe më i bindur se c’isha se Ballkani Hapur është rruga jonë për të mirën e përbashkët. Ka një dallim mes patriotizmit dhe nacionalizimit. Nacionalizmi do të thotë ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi do të thotë ta shohësh veten mirë. Kemi një mosdkarodësi këtu me Albinin, por duhet ta trajtojmë si të tillë”, ka thënë ai./Periskopi

Shpërndaje në: