E kryen punën në turbinë eksperti gjerman që u pagua 12 mijë euro në ditë: Rezultatin ia shohim nesër

E kryen punën në turbinë eksperti gjerman që u pagua 12 mijë euro në ditë: Rezultatin ia shohim nesër

Punimet në bllokun B2 në termocentralin Kosova B janë përfunduar.  Burime brenda korporatës i kanë thënë Klan Kosovës se tani procesi është në fazën e testimit, ndërsa pritet që prodhimi të fillojë të shtunën.

Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga menaxhmenti i KEK-ut.

Turbina në njësinë B2 është prishur rreth një muaj më parë, në një periudhë të rëndë të krizës energjetike, që uli kapacitetet prodhuese në KEK.

Teksa rregullimet duket se u bënë pak më vonë se afati i parashikuar, pasi asokohe u tha që punimet do të përfundonin deri më 20 janar.

Për ta riparuar B2-shin është angazhuar edhe një ekspert gjerman.

Shpërndaje në: