E la jashtë listës për deputet: A e dënoi Vetëvendosja Sami Kurteshin për veprimin e 30 gushtit?

E la jashtë listës për deputet: A e dënoi Vetëvendosja Sami Kurteshin për veprimin e 30 gushtit?

A e dënoi Vetëvendosje Sami Kurteshin për veprimin e 30 gushtit?

Sot u publikua lista e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga komuna e Gjilanit. Ajo që bëri befasi të madhe ishte mos-prania e Sami Kurteshit, ish avokatit të popullit që në vitet e fundit është bërë një ndër figurat kryesore të kësaj partie.

Ish anëtari i PDK-së në ditën e fundit të afatit për certifikimin e koalicioneve parazgjedhore, kur u duk se një marrëveshje e VV-së me LDK-në ishte e pamundur, postoi në Facebook një përkujtim për aktivistin e ndjerë, Astrit Deharin, duke akuzuar edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa për vdekjen e tij.

Ky u pa si një gjest i pahijshëm dhe i papranueshëm prej tij, marrë parasysh bashkëpunimin opozitar dhe takimet e shpeshta të kryetarit të tij Kurti me Isa Mustafën.

Kjo u kritikua edhe nga analistët e shumtë të vendit.

https://www.facebook.com/sami.kurteshi.1/posts/2004692622965138

Por, duket se kjo sjellje e z.Kurteshi nuk ka lënë pa u dënuar edhe nga vetë partia e tij. Në listën e Gjilanit do të jenë Ismail Kurteshi, Nevzad Jusufi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arijeta Rexhepi, Labinotë Demi-Murtezi dhe Alban Hyseni.

Megjithatë, listës i mungon figura më e lartë nga Gjilani dhe ish kandidati për kryetar komune të kësaj partie, z.Sami Kurteshi. /Periskopi

Shpërndaje në: