E MAHNITSHME: Shkenca bën të mundshme ‘kthimin në kohë’

E MAHNITSHME: Shkenca bën të mundshme ‘kthimin në kohë’

Shkencëtarët kanë kthyer drejtimin e kohës përmes një kompjuteri kuantik.

Studimi i jashtëzakonshëm duket se thyen ligjet bazike të fizikës dhe gjithë të kuptuarit tonë mbi proceset që drejtojnë universin, përkthen nga Independent, Periskopi.

Në një zhvillim që po ashtu paraqet një avancim të madh në të kuptuarit tonë të kompjuterëve të kuanteve, duke përdorur elektronte dhe botën e çuditshme të mekanikave kuantike, hulumtuesit ishin të aftë të kthenin pas kohën në një eksperiment që është ekuivalenti i kthimit të topave të bilardos në vendet ku kishin qenë para se të goditeshin me shkop.

Çdokush që shihte kompjuterin do të shihte ngjarjen sikur koha të ishte kthyer pas.

Hulumtuesit – nga Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë dhe i ndihmuar nga kolegë nga Zvicra dhe ShBA-të – pret që teknika të përmirësohet me kalimin e kohës, duke u bërë më e qëndrueshme dhe më precize.

Hulumtuesi kryesor, Dr. Gordey Lesovik, tha: “Ne e kemi krijuar artificialisht një gjendje që evoluon në kahun e kundërt të asaj të termodinamikës së shigjetës.”

Makina në kohë e përshkruar kështu nga magazina Raportet Shkencore konsiston në kuantume rudemantare të kompjuterit të krijuara nga elektronet e quajtura qubits. /Periskopi

Shpërndaje në: