E mirë a e keqe? Top kardiologu botëror tregon përfundimisht për çokollatën, kafen dhe verën

E mirë a e keqe? Top kardiologu botëror tregon përfundimisht për çokollatën, kafen dhe verën

Çokollata e zezë është “kënaqësi” kur vjen puna te mbajtja e zemrës së shëndoshë, kafja është si mbrojtëse, por vera është në më të mirën e saj “neutrale”, sipas njërit prej top kardiologëve më të mirë në botë.

Si redaktor i Revistës së Zemrës për më shumë se një dekadë, profesori Thomas Luscher, udhëhoqi një ekip përmes 3 mijë e 200 dorëshkrimeve nga shkencëtarët dhe mjekët çdo vit.

Vetëm një fraksion i tyre – ishte zgjedhur për publikim.

Pasi ishte larguar nga roli i tij në revistën më të mirë kardiovaskulare në botë, Luscher ka dhënë verdiktin e tij në një prej pyetjeve më së shpeshti të shtruara: a janë vera, çokollata dhe kafeja të mira apo të këqija për ju?

Luscher, tha se “përgjigja ishte më komplekse se sa një po ose jo e thjeshtë”, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Ai u shpreh se provat duhej të shqyrtoheshin “seriozisht” marrë parasysh numrin em adh të njerëzve që konsumojnë këto produkte çdo ditë në mbarë botën.

“Vera është një kënaqësi por për zemrën neutrale kur konsumohet pak. Çokollata është kënaqësi për sistemin tonë kardiovaskulor, nëse konsumohet e zezë, e hidhët. Dhe kafja? Na këndell, por më pak nëse e pini rregullisht, dhe në dozën e katër filgjanëve në ditë, mund të jetë protektive.” – u shpreh ai. /Periskopi

Shpërndaje në: