E mistershme: Argjentinasi blen emrin e Google në vendin e tij për 2 euro e gjysmë

E mistershme: Argjentinasi blen emrin e Google në vendin e tij për 2 euro e gjysmë

Emri i domenit të Google në Argjentinë u ble nga një dizajner webi derisa sajti ishte jashtë funksionit për dy orë në këtë vend.

Nicolas Kurona, 30 vjeçar, tha se ka arritur të blejë sajtin Google.com.ar përmes një procesi normal e legal.

“Kurrë s’e kam besuar se do të më lejohej që ta blija,” i tha ai BBC-së, përcjell Periskopi.

Google Argentina i tha BBC-së: “Për një kohë të shkurtër, domeni ishte kërkuar nga dikush tjetër.” Aty shtohej se kishte marrë kontrollin e domenit shumë shpejt.

Rrëfimi nisi kur Nicolasi ishte në tavolinën e tij në një zyrë në periferi të Buenos Aires të mërkurën në mbrëmje, duke e dizajnuar një web-sajt për një klient.

Ai kishte nisur të merrte mesazhe në WhatsApp se Google kishte rënë.

“Hyra në www.google.com.ar në kërkuesin tim dhe nuk punonte,” tha ai. “Mendova se diçka e pazakontë po ndodhte.”

Më pas ai vendosi të hynte në Rrjetin për Qendrën e Informacioneve në Argjentinë – dhe gjeti se domeni ishte i lirë për t’u blerë.

Pavarësisht se mendonte që nuk do të funksiononte, ai “ndoqi hapat dhe më pas mori një e-mail se e kishte blerë sajtin”, shtoi ai.

Nicolasi e kishte blerë sajtin për afërsisht 2 euro e gjysmë.

“U ngriva kur e pashë monitorin. S’mund ta besoja se çka kishte ndodhur.”

“Dua ta bëj të qartë se nuk kisha motive të këqija. Thjesht provova ta blija domenin dhe kjo m’u lejua,” vazhdon ai rrëfimin.

Por, çka ndodhi?

Një teori është se Google ka harruar të përtërijë emrin e saj të domenit. Google thotë se licenca e saj për domenin nuk ka skaduar – dhe se nuk do të skadojë deri në korrik të vitit 2021.

Por, kjo teori është hedhur poshtë.

As Nicolasi nuk ka ide se çka ka ndodhur. Ai po konsiderohet një hero në disa pjesë të Twitterit. /Periskopi

Shpërndaje në: