E mistershme: I mbyllet Facebook-u pas vdekjes polices Bllaca që vrau veten dhe familjen

E mistershme: I mbyllet Facebook-u pas vdekjes polices Bllaca që vrau veten dhe familjen

Facebook-u i polices që shkaktoi tragjedinë në qytetin e Gjilanit, Valdete Bllacës, del se është mbyllur tashmë pas vdekjes së saj dhe familjarëve.

Bllaca dyshohet se vrau dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas edhe veten në lagjen Bujanina në Gjilan, Varrimi i të ndjerëve është bërë sot, shkruan Periskopi.

Por, Valdete Bllaca e kishte një profil në rrjetin social Facebook, e përmes të cilit u shërbyen me fotografi të së ndjerës portalet në Kosovë.

Sidoqoftë, del se tashmë profili i znj.Valdete Bllaca është fshirë nga Facebook-u pas vdekjes.

Nuk dihet nëse Bllaca e ka emëruar paraprakisht ndonjë administrator në profilin e saj në Facebook, apo nëse profili i saj është raportuar masivisht dhe një gjë e tillë e ka shkaktuar mbylljen.

Mund të jetë e mundur që një gjë e tillë ka ndodhur nga policia për krime kibernetike, për të nderuar kujtimin e koleges së tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: