E mitura në Obiliq rrah babain dhe nënën, i bën për spital

E mitura në Obiliq rrah babain dhe nënën, i bën për spital

Në kuadër të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës për dhunën në familje është raportuar edhe një rast tjetër mjaft i çuditshëm.

Një vajzë e mitur raportohet se ka sulmuar fizikisht të dy prindërit e saj.

Këta prindër më pas kanë pranuar trajtim mjekësor.

Palët e përfshirë në rast, njofton Policia, janë intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ditëve të fundit është shtuar – krahas dhunës së burrave ndaj grave – edhe dhuna e fëmijëve ndaj prindërve të tyre, dhe anasjelltas. /Periskopi

Shpërndaje në: