E mitura në Prishtinë që u zhduk të premten, raporton se u sulmua seksualisht nga dy meshkuj

E mitura në Prishtinë që u zhduk të premten, raporton se u sulmua seksualisht nga dy meshkuj

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast mjaft të trishtë të ndodhur në Komunën e Prishtinës.

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur më datë 17 shtator [e premte], është gjetur më 18 shtator [e shtunë].

Ajo është paraqitur në stacionin policor bashkë me familjarë të saj dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy meshkuj kosovarë, po ashtu të mitur, përcjell Periskopi.

Rasti është raportuar në 24 orëshin e Policisë së Kosovës pa ofruar detaje shtesë.

Shpërndaje në: