E mitura nga Kukësi denoncon në polici babain e saj që kultivon kanabis: Ai më rreh çdo ditë!

E mitura nga Kukësi denoncon në polici babain e saj që kultivon kanabis: Ai më rreh çdo ditë!
  1. Një 36-vjeçar është arrestuar në qytetin e Kukësit në Shqipëri.

Kjo pasi ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare, transmeton Periskopi.

E mitura kishte bërë vetë denonicimin në Polici. Pas bastisjes së Policisë, në shtëpinë e të akuzuarit 36-vjeçar, me inicialet M.B, është gjetur një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Postimi i plotë i Policisë së Kukësit:

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sekuestrohen një armë zjarri, një armë gjahu, municion luftarak dhe fidanë të dyshuar narkotikë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës, pasi ka bërë kallëzim vajza e tij 14 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në mënyrë të përsëritur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale, një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shpërndaje në: