E mitura nga Podujeva bëhet për spital, u rrah nga babai

Periskopi.com Lajme

Një vajzë e mitur ka pranuar trajtim mjekësor, pasi është sulmuar fizikisht nga babai.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Podujevë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Podujevë, 13.10.2021-19:0. Viktima femër kosovare (e mitur), ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.