E pabesuesheme: Kusari-Lila e Pacolli prapë bashkë – ja çfarë thoshin për njëri-tjetrin
Mimoza Kusari-Lila u nda nga AKR-ja e Behgjet Pacollit pasi u bë kryetare e Komunës së Gjakovës.
Ajo së voni nisi një parti të re politike me Ilir Dedën, i cili po ashtu la Vetëvendosjen pak kohë pasi i ishte bashkangjitur dhe ishte bërë deputet në listën e saj, shkruan Periskopi.
Kusari-Lila e Pacolli, edhe pse u ndanë me shumë akuza ndaj njëri-tjetrit, si duket do të bashkohen prapë në një koalicion të zgjeruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Para pak momentesh u njoftua se LDK arriti të nënshkruaj koalicionin parazgjedhor me AKR-në, e koalicionin me Alternativën e nënshkroi më herët gjatë ditës.
Pacolli e akuzonte rëndë Mimoza Kusari-Lilën për shumë parregullsi në parti. Madje, ai thonte se i ka dhënë miliona euro dhe e quante arrogante.
E në anën tjetër, Kusari-Lila thoshte se Pacolli nuk ka ndonjë vlerë tjetër përveç parasë, derisa e krahasonte me presidentin amerikan Donald Trump. /Periskopi/



