E pabesueshme: Fansat e flaktë të Albin Kurtit i kërkojnë haptas sqarime për paratë që i mori prej Devollëve (Foto)

E pabesueshme: Fansat e flaktë të Albin Kurtit i kërkojnë haptas sqarime për paratë që i mori prej Devollëve (Foto)

Duket se gjërat nuk janë kurrë ashtu siç duken. Mbështetësit e Albin Kurtit dukeshin të verbuar nga lideri që mbështesin, po del të mos jetë bash ashtu. Fushata ka shpërfaqur një zhvillim interesant brenda kësaj partie.

Albin Kurti i akuzonte ashpër liderët tanë politikë që takoheshin me Aleksandër Vuçiqin. Tashmë, vetë po e kërkon një gjë të tillë. Hapur, para kamerave. Duke i harruar gulçimat e tij në drejtim të Thaçit e Mustafës “Shkoni takohuni me Vuçiqin!”

Emri i partisë është Vetëvendosje, por Lëvizja Vetëvendosje aktualisht po angazhohet për të kundërtën e thelbit të saj – Negociatat.

I thonë vetes parti e majtë – por në listën e tyre tashmë ka anëtarësuar dhjetëra biznesmenë e njerëz të deklaruar si të djathtë. Përfshirë ballistin Gazmend Islami. Agim Bahtirin. E shumë e shumë të tjerë, shkruan Periskopi.

Por, të gjitha këto u falën e arsyetuan në forma të ndryshme nga mbështetësit e Vetëvendosjes – që të verbuar nga mllefi i akumuluar prej skandaleve qeveritare – nuk deshën të shihnin abuzimin joparimor që u bë brenda partisë së tyre.

Sidoqoftë, diçka tepër e rëndë po jua çelë sytë si me dorë. Ende janë të freskëta dhe jehojnë brenda veshëve të tyre britmat e forta të Albin Kurtit kur derdhte vrer kundër të ashtuquajturve “Devollë”, dy vëllezërit me mbiemrin Devolli.

Iu tha oligarkë. I mendoi si plaçkitës. I mohoi çfarëdo kontributi brenda kësaj shoqërie. I ngriti në majë të njerëzve që kishin faj për ekonominë tonë – edhe pse, Kurti nuk e kishte punësuar kurrë asnjë njeri, e Devollët i kishin punësuar qindra e mijëra. Nuk po themi që Devollët nuk kanë asnjë faj – por, në realitetin e ftohtë ekonomik, një gjenerues pune vlen shumë më shumë se një orator. Valdrin Ahmeti vlen më shumë se Albin Kurti – meqë i pari ka biznese, nga të cilat e rrit ekonominë e vendit.

Por, ja që të gjitha ato fjalë që Kurti i tha për Devollët po i kthehen për t’ia nxënë frymën. Ai e pranoi vetë, që prej këtyre oligarkëve e mashtruesve, e monopolizuesve, e çka jo tjetër, kishte marrë para.

Florin Krasniqi, ish deputeti i Vetëvendosjes, deklaroi se vetë Kurti i kishte pranuar 20 mijë euro nga Devollët. A e mohoi një gjë të tillë Kurti? Jo, bile e pranoi.

Por, dyfytyrësia e Kurtit në raport me biznesmenët vërehet edhe te falja që ia bëri z.Valdrin Ahmeti. Ishte vetë partia e tij që e zuri duke vjedhur para, që e dënoi, por që më pas e fali. Ahmeti bile, nga një aktivist i thjeshtë u bë kandidat për deputet.

Mbështetësit e Albin Kurtit në faqen “Qeveria Kurti” kanë guxuar t’i kërkojnë haptas sqarime për deklarimet që Kurti i bëri në Pressing.

Ky postim i ka marrë 129 shpërndarje. /Periskopi

Shpërndaje në: