E pabesueshme: Futbollistët në Nikaragua po luajnë futboll me maska dhe doreza

E pabesueshme: Futbollistët në Nikaragua po luajnë futboll me maska dhe doreza

Në një kohë ku mbi 90% e shteteve kanë ndalur kampionatet e tyre për shkak të emergjencës nga pandemia Covid-19, në Nikaragua vazhdon të luhet futboll madje janë duke e bërë në një mënyrë vërtet speciale.

Në shtetin e Amerikës-Qëndrore futbollistët janë të detyruar të zbresin në fushë madje luajnë me maska në fytyrë dhe dorashka kirurgjikale në duar. Në këtë foto, futbollistët e Kakikue Diriangen, janë përpara nisjes së ndeshjes kundër Deportivo Okotalit. Një situatë e pabesueshme, ashtu siç e përshkruan sulmuesi uruguaian, Bernardo Laureiro, gjatë një interviste për “Mundo Deportivo” (autor edhe i golit në fitores 2-0).

“Duhet të luajmë dhe e kemi bërë, duke marrë të gjitha masat e sigurisë dhe mbajtur edhe maskën gjatë ndeshjes, edhe pse diçka e tillë është e pamundur. Këtu në Nikaragua, për momentin ka pak raste dhe qeveria ka garantuar se janë të gjitha kushtet për të luajtur.

Dhe ne do ta bëjmë derisa të na thonë të kundërtën. Sigurisht, duke marrë të gjitha masat paraprake të sigurisë: ndërrohemi në shtëpi, lahemi në shtëpi dhe ruajmë distancat gjatë stërvitjes. Por në fushë nuk mund të funksionojë kështu. Futbolli është një lojë përplasjesh”, deklaroi Laureiro.

https://twitter.com/joselocalvete/status/1241761004352135168

Shpërndaje në: