E pabesueshme: Gjenerali amerikan e pranon që ushtria amerikane ka mbetur prapa Kinës

E pabesueshme: Gjenerali amerikan e pranon që ushtria amerikane ka mbetur prapa Kinës

Gjenerali Mark Milley ka ngritur shqetësime në lidhje me testimet e Kinës të armëve hipersonike, duke thënë që zhvillimi i fundit është “shumë afër” të qenit një “moment Sputniku”.

“Ajo që pamë ishte një ndodhi shumë domethënëse e testimit të sistemit hipersonik të armëve. Dhe është shumë shqetësuese,” tha gjenerali kryesor i ShBA-ve, raporton The Hill, përcjell Periskopi.

“Nuk e di nëse është bash moment Sputniku, por mendoj që është shumë afër saj,” shtoi më tej. “E ka gjithë vëmendjen tonë.”

Kina ka bërë dy testime hipersonike gjatë verës.

Komentet e Milleyt përbëjnë pranimin më të madh të zyrtarëve amerikanë se kanë mbetur mbrapa Kinës sa i përket ushtrisë.

Momenti Sputnik njihet në Amerikë si momenti kur Bashkimi Sovjetik kishte arritur të lansonte satelitin Sputnik 1 në hapësirë. /Periskopi

Shpërndaje në: