E pabesueshme: Grupi Koha thotë se komunarët serbë refuzuan propozimet e KFOR, Kurti i pranoi

E pabesueshme: Grupi Koha thotë se komunarët serbë refuzuan propozimet e KFOR, Kurti i pranoi

Komandanti i KFOR-it, Franco Federici, është takuar sot me katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Siç ka mësuar grupi Koha, komandanti i KFOR-it i ka propozuar katër pika në funksion të zhbllokimit të situatës.

Por, këto pika janë refuzuar nga kryetarët e komunave me shumicë serbe edhe pse për to është pajtuar kryeministri ynë, përcjell Periskopi.

Kujtojmë që sot trupat e KFOR-it nisën patrollimet e tyre edhe në veri të vendit ku ndodhen pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në: