E pabesueshme: Irani guxon ta sulmojë sërish Amerikën, lufta duket e pashmangshme

E pabesueshme: Irani guxon ta sulmojë sërish Amerikën, lufta duket e pashmangshme

Marina Amerikane po ndihmon ekuipazhin e dy anije-çisternave pas një “sulmi të raportuar” në Gjirin e Omanit, vetëm disa javë pasi ShBA-ja e akuzoi Iranin për sulmimin e të tjera anijeve me naftë në të njëjtën zonë.

Dy çisternat thuhet se janë dëmtuar nga eksplodime të hënën në mëngjes, por burime brenda tyre thonë se ekuipazhi i saj është i sigurt, përcjell Periskopi nga The Telegraph.

Edhe marina britanike ka thënë që ishte e vetëdijshme se kishte ndodhur një tjetër incident në atë zonë.

ShBA-ja e kishte akuzuar Iranin për sulmin ndaj dy çisternave me naftë dhe dy anijeve më të vogla afër portit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Irani nuk e kishte marrë përgjegjësinë për rastin.

Incidenti i fundit vjen mes javësh me tensione tepër të nxehta mes këtyre dy vendeve që po e rrezikojnë seriozisht konfliktin.

ShBA-të kanë qenë duke rritur kapacitetet në Lindje të Mesme qysh nga muaji maj, kur Shtëpia e Bardhë deklaroi se kishte prova që Irani po përgatitej për të sulmuar trupat amerikane në rajon.

Donald Trump vazhdimisht ka thënë se nuk po kërkon të provokojë luftë me Iranin por Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë të ShBA-ve frikësohen se dy palët po shkojnë drejt një konflikti. /Periskopi

Shpërndaje në: