E pabesueshme: Irani s’i ndalë sulmet ndaj ShBA-ve, kësaj here ia rrëzon avionin me raketë

E pabesueshme: Irani s’i ndalë sulmet ndaj ShBA-ve, kësaj here ia rrëzon avionin me raketë

Irani e ka rrëzuar një avion të telekomanduar amerikan në ngushticën e Hormuzit, duke i rritur edhe më shumë tensionet e larta në rajon.

Rojet Revolucionare të Iranit kanë thënë gjatë ditës së sotme se e kishin rrëzuar një avion të tillë që ata e quajtën “spiun amerikan” e që pretendojnë se po fluturonte në hapësirën e tyre ajrore, përkthen Periskopi nga The Guardian.

Ushtria amerikane e konfirmoi se një nga këta avionë të telekomanduar ishte rrëzuar, por deklaroi se ai ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Javën që shkoi, ushtria amerikane e akuzoi Iranin për goditjen me raketë të një avioni tjetër telekomandues.

Këto tensione janë rritur në shkallën maksimale që nga data 13 qershor, kur ShBA-ja e akuzoi Iranin për sulmimin e dy anijeve naftëmbajtëse në Gjirin e Omanit. /Periskopi

Shpërndaje në: