E pabesueshme: Netanyahu i Izraelit tallet me presidentin amerikan Joe Biden

E pabesueshme: Netanyahu i Izraelit tallet me presidentin amerikan Joe Biden

Ish kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është tallur me presidentin amerikan Joe Biden të dielen duke pretenduar që ai kishte fjetur gjatë takimit me liderin e ri izraelit, Nafali Bennettin muajin e kaluar.

Bennett u bë kryeministër i Izraelit në qershor, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të Netanyahut.

Në një video 26 minutëshe të postuar në Facebook, një zë u dëgjua tek thoshte “E dini, Bennetti u takua me Bidenin.

Si përgjigje, Netanyahu tha: “Dëgjova, dëgjova se Bideni ishte shumë i vëmendshëm në takim. Ai e hodhi kryet [i përgjumur] në marrëveshje,” Ai më pas bëri gjestin e një personi që bie në gjumë, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Pretendimi ishte zbardhur nga Reuters pasi një spot i montazhuar ishte shfaqur në medait sociale. Sipas agjencisë së lajmeve, videoja ishte prerë në mënyrë false.

Partia e Netanyahut iu përgjigj kritikave duke thënë se ish kryeministri po ngacmonte pas-ardhësin e tij dhe jo presidentin amerikan. /Periskopi

Shpërndaje në: