E pabesueshme: Njerëzit luftuan 15 vjet për fildishin e tyre, elefantët dalin me një truk fantastik

E pabesueshme: Njerëzit luftuan 15 vjet për fildishin e tyre, elefantët dalin me një truk fantastik

Një studim i ri sugjeron se gjahu për fildishin në Pjesë të Mozambikut ka çuar në evolucionin e elefantëve pa dhëmbë.

Studimi i publikuar në revistën Science [Shkenca] ka gjetur që në Parkun Kombëtar të Gorongosas një kusht gjenetik i rrallë më parë është bërë gjithnjë e më i zakontë pasi gjahu për fildishin që kishte çuar në luftë civile financiare i çoi speciet në buzë të zhdukjes.

Para lufte, rreth 18.5 për qind e femrave ishin pa dhëmbë.

Por, këto shifra janë rritur në 33% mes elefantëve prej fillimit të ’90-ave, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Diku 90% e popullsisë së elefantëve janë masakruar nga luftëtarët e të dyja palëve në luftën civile që kishte zgjatur për pesëmbëdhjetë vjet, prej 1977-s e deri në vitin 1992.

Gjahtarët e kishin shitur fildishin për të financuar konfliktin e tyre gjakatar mes forcave qeveritare dhe kryengritësve anti-komunistë.

Ashtu si me ngjyrën e syve dhe me tipin e gjakut te njerëzit, gjenet janë përgjegjëse nëse elefantëve iu dalin këta dhëmbë nga prindërit e tyre.

Elefantët pa dhëmbë ishin lënë të lirë nga gjahtarët, duke çuar në rritjen e gjasave se ato do të mbarështoheshin dhe të kalonin karakteristikat gjenetike pa dhëmbë te fëmijët.

Hulumtuesit për kohë të gjatë kanë dyshuar se ky tipar, i parë vetëm te femrat, ishte i lidhur me seksin e elefantit. Por, tashmë janë habitur. /Periskopi

Shpërndaje në: