E pabesueshme: Pula vret një burrë duke qenë e armatosur me thika

E pabesueshme: Pula vret një burrë duke qenë e armatosur me thika

Vdekja e një spektatori në një luftim gjelash në Indi ka marrë vëmendjen e një praktike që, pavarësisht se është ndaluar tash e disa dekada nga Gjykata Supreme, vazhdon në një shkallë të madhe në të gjitha shtetet.

Policia thotë se një 55 vjeçar që po ndiqte luftën mes pulave në Andhra Pradesh, ishte çarë në abdomen nga pula e cila kishte pasur një teh të fortë në këmbët e saj.

Praktika e “armatosjes” së zogut në këtë mënyrë është tepër e zakontë në këtë shtet, me para të mëdha që dhurohen në bastore për këto luftëra dhe me organizatorët që duan të nxjerrin në çdo formë një fitues apo një humbës, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Sipas mediave lokale, organizatore po e mbante pulën në fjalë dhe po priste që ta lëshonte në arenën e luftës në fshatin e Pragadavaramit gjatë ditës së sotme. Por, pula panikoi dhe fluturoi në drejtim të viktimës, që e kishte emrin Saripalli Venkateswara Rao.

I plagosuri ishte çuar në spital por kishte vdekur para se të mbërrinte.

Policia tha se rasti ishte ende nën hetime.

Aktivistët për të drejta të kafshëve janë ankuar se policia nuk ka bërë kurrfarë veprimesh për të ndaluar luftën e gjelave. /Periskopi

Shpërndaje në: