E pabesueshme: Sanchez preku vetëm njëherë topin ndaj Cityt

E pabesueshme: Sanchez preku vetëm njëherë topin ndaj Cityt

Alexis Sanchez konfirmoi pse është nën hijen e vetë, pasi preku topin vetëm njëherë në derbin e Manchesterit. 

Teksa Manchester United ishte duke u mposhtur 0-2 nga City, trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi të fuste në lojë Alexis Sanchez në vendin e Matteo Darmian.

Megjithatë, Sánchez ishte në gjendje të bënte një kontakt me topin vetëm njëherë, ndërsa ishte në fushë, me tifozët e United që u shprehën të zemëruar ndaj performancës së tij, përcjell Periskopi.

Kiliani është lojtari më i shtrenjtë në ekipin e ‘Djajve të Kuq’, teksa merr pagë javore prej 500 mijë funtave.

Por përformancat e tij me United lënë shumë për të dëshiruar. Shumicën e ndeshjeve ai i ka filluar nga stoli, ani pse paguhet më së shumti. /Periskopi/

Shpërndaje në: