E pabesueshme se sa arrin temperatura në Pejë (Foto)
I nxehti afrikan ka pushtuar ditëve të fundit Kosovën. Por dita e sotme vërtetë duket të jetë më e ngrohta e këtij viti deri më tani.
Temperaturat në vende të ndryshme të Kosovës raportohet t’i jenë afruar shifrës prej 40 gradë celcius.
Madje në Pejë temperatura në orën 12:00 të ditës i është afruar shifrës prej 41 gradë celcius.
Kështu së paku shihet në matjen e temperaturës në veturë e cila është e saktë në të shumtën e rasteve./Indeksonline/



