E pabesueshme: Ish-sekretari Mike Pompeo humb 41 kg për gjashtë muaj

E pabesueshme: Ish-sekretari Mike Pompeo humb 41 kg për gjashtë muaj

Ish -sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka rënë dukshëm në peshë. Disa fotografi të publikuara në mediat amerikane javën e kaluar – teksa shkruanin për mundësinë e kandidimit të z.Pompeo për president në zgjedhjet e vitit 2024, ngjallën reagime e dyshime të shumta lidhur me peshën e tij.

Por në një intervistë dhënë mbrëmë Foxit, z.Pompeo ka treguar se si ka rënë në peshë për -41 kilogramë.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë teksa ‘ka ndryshuar komplet mënyrën e të ushqyerit’.

Nuk ka asgjë që mund t’ia mohojë trasnformimin fizik, z.Pompeo, shkruan Guardian përkthen Periskopi.

Por, pohimet e tij se ka humbur peshë nga një dietë e vogël dhe ushtrimet fizike, kanë ngjallur kontradikta në mesin e nutricionistëve dhe profesionistëve të industrisë së fidnesin – pasiqë – sic shkruan Guardiani, shumë prej tyre nuk besojnë se ‘një humbje kaq dramatike e peshës trupore mund të ndodhë pa ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës (më saktësisht, të ushqyerit).

“41 kilogramë për gjashtë muaj, është e pabesueshme”, thotë një ekspert i fitnesit nga Kansasi për Guardianin. ‘E veçanërisht në moshën e tij (z.Pompeo)’, vazhdon tutje ai./Periskopi 

 

 

 

Shpërndaje në: