E pamundur: Lojtari i bilardos mbeti i shokuar kur kundërshtari kompletoi gjuajtje magjike

E pamundur: Lojtari i bilardos mbeti i shokuar kur kundërshtari kompletoi gjuajtje magjike

Nuk ndodh shpesh që një lojtar i bilardos të rrëmbejë kryetitujt për një gjuajtje të pamundur.

Dita e sotme është përjashtim. Mbrëmë, lojtari skocez i bilardos, Stephen Maguire atë që shumë po e quajnë goditjen më të mirë të të gjitha kohëve, ose siç e etiketoi komentatori, Steve Davis, “gjuajtjen më të jashtëzakonshme në histori të bilardos”, transmeton Periskopi.

Në pamjet brilante, mund ta shikoni Maguiren teksa përgatitet për të kompletuar një goditje, që ka për qëllim ta vendos topin e kuq në vrimën e poshtme në të djathtë.

Fillimisht u duk se skocezi ushtroi shumë forcë në top, derisa topi e goditi qoshen e vrimës për të t’u larguar pastaj nga ajo.

Mirëpo, topi nuk u ndal aty.

Kur kërceu mbi tavolin, topi mori një kundër-rrotullim të çmendur, derisa u rikthye në vrimën të cilën Maguire kishte për qëllim ta fuste.

Topi pastaj përfundoi në vrimën e epërme në drejtim të njejtë, duke e lënë kundërshtarin e Maguiret në mosbesim.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: