E pamundura është bërë e mundur: 13-vjeçari i Milanit ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje

E pamundura është bërë e mundur: 13-vjeçari i Milanit ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje

Të gjithë e duan një talent të ri në futboll, apo jo?

E dini, atë llojin e djaloshit që mund të ofrojë të gjitha llojet e numrave që kërkojnë kalkulator për t’u numëruar, transmeton Periskopi.

Dhe duket se numrat e 13-vjeçarit, Francesco Camarda janë nga një planet tjetër.

I riu i Milanit është një prej prospekteve më ngazëllyese në lojën e futbollit dhe kjo dëshmohet më së miri nga statistikat e tij.

Gjatë sezonit 2017/18, ai shënoi 247 gola në 40 ndeshje, para se ta përcillte me 172 gola në 31 ndeshje më 2018/19.

Pastaj, pavarësisht pengesave në sezonin 2019/20, ai prapë disi arriti të shënojë 64 gola në 16 ndeshje.

Kjo nënkupton se, për tre sezone e pak, Camarda ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje.

Numra absolutisht të pamundur.

Jo befasisht, klipe të Camardas po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: