E paparë: Derrat e egër rrethojnë dhe plaçkisin gruan në Romë (Video)

E paparë: Derrat e egër rrethojnë dhe plaçkisin gruan në Romë (Video)

Një turmë derrash të egër rrethuan një grua që sapo kishte dalë nga supermarketi në Romë dhe i vodhën gjërat që kishte blerë, duke rindezur debatin në lidhje me praninë e kafshëve në qytetet dhe qytezat italiane.

Një video e postuar në mediat sociale të enjten tregon që derrat iu afruan dhe e rrethuan gruan në një parking supermarketi në fshatin e Le Rughes, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Kafshët, katër të rritur dhe dy derra të vegjël, e ndoqën gruan derisa ajo po provonte t’iu shmangej. Më pas ajo detyrohet të lë qeset e shoppingut në tokë, që menjëherë merren nga kafshët në fjalë.

https://fb.watch/5u4xvE_px6/

Të vegjlit nisin t’i hanë ato që gjejnë në qese, ndërsa të tjerët marrin çka mundin dhe ikin.

“S’mund t’i besoja syve,” tha autori i videos.

Tetorin e kaluar, kryetari i Romës urdhëroi një hetim pasi një familje derrash të egër, u qëlluan dhe u vranë nga një polic në një vend ku luanin fëmijët afër Vatikanit. Ky rast nxiti protesta nga aktivistët për të drejtat e kafshëve dhe nga disa banorë.

Bujqit italianë në vitet e fundit kanë protestuar kundër derrave të egër pasi iu kanë prishur arat dhe kanë shkaktuar aksidente fatale rrugore.

Këto kafshë besohet të jenë përgjegjëse për mesatarisht 10 mijë aksidente rrugore në Itali. /Periskopi

Shpërndaje në: