E papritur: Sllovakia “e njeh” Kosovën si shtet

E papritur: Sllovakia “e njeh” Kosovën si shtet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas organizimit të “referendumeve” në territoret e okupuara të Ukrainës ka dalë sot në një konferencë për media ku ka shpallur aneksimin e tyre. Një veprim të tillë të Putin e kanë dënuar shumë shtete, përfshirë edhe Sllovakinë.

Megjithatë në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë përmes të cilit e dënojnë një veprim të tillë të Moskës, kanë përdorur një hartë në të cilën figuron edhe Republika e Kosovës me kufijtë aktual shtetëror.

Një hartë e tillë është përdorur nga Sllovakia edhe përkundër faktit se ky shtet vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në: