E papritur: Përplasje të ashpra në Pallatin Presidencial mes liderëve talebanë

E papritur: Përplasje të ashpra në Pallatin Presidencial mes liderëve talebanë

Një përplasje e madhe ka shpërthyer mes liderëve talebanë vetëm disa ditë pasi formuan qeverinë e re në Afganistan, kanë thënë zyrtarët talebanë për BBC.

Mbështetësit e dy faksioneve rivale u grindën në pallatin presidencial në Kabull.

Grindja e tyre kishte të bënte me kush bëri më shumë që ata të arrinin fitoren ndaj ShBA-ve, dhe se si duhej të ndahej pushteti në kabinetin e ri, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Talebanët zyrtarisht i kanë mohuar këto raportime.

Grupi mori kontrollin e Afganistanit muajin e kaluar, dhe prej atëherë e kanë shpallur vendin “Emirat Islamik”.

Kabineti i ri i përkohshëm është krejtësisht me burra dhe i përbërë nga figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë dy dekadave të kaluara.

Këto përleshje erdhën pasi bashkëthemeluesi i Talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, vazhdon të jetë i zhdukur nga publiku tash e disa ditë. /Periskopi

Shpërndaje në: