E papritur: Ylli i Milan i ofrohet Interit

E papritur: Ylli i Milan i ofrohet Interit

Pas Hakan Calhanoglu, edhe një lojtar tjetër i Milan mund të shkojë në drejtim të skuadrës së Inter.

Situata e mesfushorit të Milan, Franck Kessie, nuk po arrin të zgjidhet nga drejtuesit e Milan.

Kessie është në muajt e fundit të kontratës, por një marrëveshje për rinovimin duket se nuk po arrihet.

Siç raportojnë tani mediet italiane, thuhet se agjenti i lojtarit i ka ofruar shërbimet e klientit të tij te skuadra e Inter, transmeton Periskopi.

George Atangana thuhet se nuk është i kënaqur me efortin e krerëve të Milan. Ditë më parë ai ka thënë se çështja e rinovimit të Kessie i takon krerëve, jo lojtarit.

Limitimet e Inter kanë bërë të pamundur që ata të caktojnë një takim për lojtarin. Milan thuhet se po e vëzhgon Marcelo Brozovicin. /Periskopi/

Shpërndaje në: