E përplas Ferrarin e bën copë: Arthur i dëmtuar për Juventus, bën edhe aksident

E përplas Ferrarin e bën copë: Arthur i dëmtuar për Juventus, bën edhe aksident

Një kapitull i ri i pakëndshëm dhe për të ardhur keq në aventurën e Arthur Melos te Juventus. Mesfushori brazilian, i cili ka qenë i ndaluar prej ca kohësh për shkak të dëmtimit, është përfshirë në një aksident me makinë, ndërsa po ngiste Ferrarin e tij.

Arthur, i pritur në J-Medical pikërisht për një kontroll në këmbë pas operacionit në muajt e fundit, ishte viktimë e incidentit, duke qenë se ai nuk ishte përgjegjës për përplasjen dhe nuk pati asnjë pasojë.

Rikuperimi i Arthur, siç u konfirmua nga Allegri në konferencën për shtyp para Spezia-Juventus, po ecën pa probleme, aq sa braziliani duhet të jetë përsëri në dispozicion pas pushimit për shkak të impenjimeve të kombëtareve në muajin tetor.

Shpërndaje në: