E pështyu Gonzalezin, Di Maria dënohet ashpër nga liga franceze

Periskopi.com Sporti

Polemikat dhe sherri që shpërtheu në fushë mes PSG-së dhe Marseille 13 shtatorin e kaluar vazhdon të ketë pasoja.

Angel di Maria, në fakt, është skualifikuar për katër ndeshje, fajtor se ka pështyrë një kundërshtarë.

Ndëshkimi do të hyjë në fuqi nga 29 shtatori, kështu që argjentinasi do të mund të luajë të dielën kundër Reims-it.

Situata e Neymar dhe Alvaro Gonzalez, dy nga protagonistët e sherrit, do të analizohet me detaje 30 shtatorin e ardhshëm.

Shpërndaje në: