E pëson keq fizioterapeuti i Marseilles që goditi fansin gjatë përleshjes në ndeshjen kundër Nice

E pëson keq fizioterapeuti i Marseilles që goditi fansin gjatë përleshjes në ndeshjen kundër Nice

Një fizioterapeut është pezulluar për nëntë muaj pasi grushtoi një fans gjatë përleshjes masive mes Marseilles dhe Nices në gusht.

Punonjësi i Marseilles, Pablo Fernandez besohet se e ka bërë për spital një fans që u fut në fushë, siç shihet edhe në videon që qarkullonte në internet, transmeton Periskopi.

Siç raporton ‘Goal’, Fernandez është pezulluar për pjesën tjetër të sezonit aktual pasi u pa duke goditur një fans në gjoks.

Incidenti ndodhi gjatë udhëtimit kaotik të Marseilles në Ligue 1 në Nice, në gusht.

Kaosi shpërthye pasi lojtari i Marseilles, Dimitri Payet ia ktheu njejtë fansave, të cilët e hodhën me shishe. /Periskopi.com/

Shikoni pamjet: https://www.thesun.co.uk/sport/football/16092190/marseille-physio-nice-banned-brawl-punch/?utm_medium=Social&utm_campaign=sunfootballfacebook090921&utm_source=Facebook#Echobox=1631195861

 

Shpërndaje në: