E PLOTË: Challandes dhe Muriqi në konferencë para ndeshjes me Gjeorgjinë, flasin për gjithçka

E PLOTË: Challandes dhe Muriqi në konferencë para ndeshjes me Gjeorgjinë, flasin për gjithçka

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, dhe sulmuesi Vedat Muriqi, janë paraqitur në konferencë për shtyp para gazetarëve, në prag të ndeshjes me Gjeorgjinë.

Challandes ka dhënë komentet e tij për ndeshjen ndaj Suedisë, para se të përgjigjej në pyetje. Ai vlerësoi negativisht paraqitjen, por u shpreh optimist për ndeshjen e radhës.

Sulmuesi në anën tjetër foli për partnerin e ri në sulm dhe atmosferën brenda grupit. Më poshtë i gjeni të plota të thënat e tyre.

Fjalia hyrëse e trajnerit:

“Pas ndeshjes me Suedinë nuk kam qenë shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës. Kemi pasur mungesë të dëshirës për të dhënë më të mirën. Pas ndeshjes kemi identifikuar gabimet dhe mendoj se jemi gati t’i eliminojmë ato ndeshje nesër.

Fjalia hyrëse e Vedat Muriqit:

“Përshëndetje të gjithë. Siç tha trajneri, patëm një ndeshje jo të mirë ndaj Suedisë. Si skuadër kemi kualitet të japim më shumë. Nuk duhet të nënvlerësojmë Gjeorgjinë edhe pse fituam si mysafirë. Por, ne dimë kualitetet tona dhe shpresojmë në një fitore nesër.”

Keni shënuar tri gola në gjashtë ndeshje. Numër i vogël krahasuar me ato si janë mësuar tifozët tanë, me një Kosovë sulmuese. Mendoni se ndaj Gjeorgjisë mund të shënojmë më shumë? (Vedatit)

“Normalisht, siç janë mësu ekipi, kishim adet të shënonim më shumë ndaj kundërshtarëve. Mendoj se kishim kundërshtarë më të dobët, pa dashur t’i nënvlerësojë. Tashmë kemi skuadra më të forta dhe është më e vështirë. Është normale të hasim në vështirësi, apo ndoshta të pranojmë nga gjysmë-gabime. Siç thash, nuk e nënvlerësojmë Gjeorgjinë. Me rëndësi është të fitojmë, qoftë edhe me një gol. Është me rëndësi për ne, jo pse ndryshojmë shumë, por tri pikët janë të mira gjithmonë”, ishte përgjigja e lojtarit, përcjell Periskopi.

Vedat, si është atmosfera brenda grupit. Si i komenton shumë kritika që po i bëhen kombëtares në këto dy muaj të fundit? (Vedatit)

“Atmosferën gjithmonë e kemi të mirë. Si një popull i vogël, njihemi shumë mirë. Në çdo grumbullim së paku nga 15 lojtarë janë gjithmonë bashkë. Sa i përket kritikave, jam që t’i marrim nga ana pozitive. Pa marrë parasysh se ka gabime edhe nga futbollistët e shtabi, është diçka normale, por është puna se deri në fund duhet t’i përkrahim njëri-tjetrin. Ekipi kombëtar është një shtet që përfaqëson një shtet në futboll. Kështu që jam me pozitivitet që të përkrahim njëri-tjetrin deri në fund”.

Ke luajtur me shumë lojtarë të sulmit te Kosova (Rashica, Zeneli, Berisha, Zhegrova), në këtë dyshe sulmi me Rashicën si po ndihesh? (Për Vedat Muriqin)

Në radhë të parë jemi futbollistë dhe përshtatemi në taktikën e trajnerit. Për mua nuk ka shumë dallim sepse edhe tek viti i parë te Lazio, për aq minuta sa pata, luanim me dy sulmues. Tani te Sarri luajmë me një sulmues. Për mua nuk ka dallim special që të themi pozitive apo negative. Derisa më jepet rasti luaj edhe vet edhe me dy sulmues. Vetëm është baza kryesore ta ndihmojë skuadrën”, ka thënë Muriqi, përcjell Periskopi.

Lirim Kastrati? A mund të presim ndryshim në qasje? (Challandes).

“Po, sa i përket Lirimit, tani është gati. Kemi pasur disa probleme me lëndimin e tij dhe reagimet e stafit mjekësor të Legia. Ai do të jetë pjesë e skuadrës edhe nesër. Sa i përket pjesës tjetër të luajmë më defensiv, provojmë edhe atë. Por, varet edhe nga kundërshtari në fushë. Nesër do të provojmë të luajmë më shumë me topin dhe të krijojmë më shumë raste”, ka thënë trajneri.

E dimë se nuk kemi shanse për kualifikimin. Çfarë të presim tani?

“Tani ne duhet të luajmë dy ndeshje të mira, apo tri ndeshje të mira. Është përgatitje për Ligën e Kombeve. Mund të bëjmë Ligë të Kombeve të mirë. Është qëllimi ynë të jemi skuadër e fortë sezonin tjetër në  Ligën e Kombeve”, shtoi zvicerani.

Challandes i ka humbur autoriteti te Kosova? Cili është komenti i tij?

“Të gjithë kanë opinionin e tyre. Megjithatë atë, këto zëra duhet të kenë fakte. Analistët mund të kenë opinionet e tyre, por nuk i dinë detajet. Çfarë mund të them unë? Nëse ka problem, problemi unk është te autoriteti. Analistët mund  të flasin por nuk kanë të gjitha faktet.

Nëse jo autoriteti, atëherë ku është problemi?

“Nuk e kuptoj kush thotë se ka problem. Ndoshta ju keni problem me mua ose me ekipin. Kemi bërë ndeshje të mira në shtator, por tani pse kemi humbur në Suedi kemi probleme? Nuk mendoj ashtu. Ndoshta ju si gazetarë keni probleme me neve, pasi mund të mos iu pëlqejnë vendimet tona. Edhe Spanja ka humbur ndaj Suedisë. Në përgjithësi, unë marr vendimet dhe mbajë përgjegjësi për to. Por nuk shoh se kemi probleme. Po ashtu, periudha e Covidit është problematike ka qenë për të gjithë. Normalisht se ato probleme kanë pasur pasojat e tyre, si në ndeshjen ndaj Maqedonisë”, ishin fjalët e trajnerit.

Problemet tona me ty mund të jenë për rezultatet. Çfarë sa i përket përgjegjësisë morale të trajnerit për rezultatet negative? Në humbje të mundshme nesër do të mendoni dorëheqjen?

“Nuk mund të vendosi nëse do të dorëhiqem apo jo. Por, për mua, nëse pyetja është nëse unë do të jem trajneri i Kosovës edhe vitin tjetër apo jo. Nëse e merrni shkrimtarin Marquez, që kur mora kontratën në Prishtinë, e kam të qartë se çdo ditë është mbijetesë. Ashtu ka qenë gjithmonë, ashtu është edhe tani. Edhe nesër duhet të mbijetojë, siç kam bërë gjithmonë, më pas mbetet të shihet. Nëse FFK mendon që duhet të bashkëpunojmë, do ta bëjmë. Nëse jo, do të shohim. Gjatë gjithë kësaj kohe bëhet fjalë për mbijetesë. Nuk e di çfarë janë rezultatet e këqija dhe nëse e dini se çfarë kundërshtarë kemi pasur”, ishte përgjigja e trajnerit.

A mendoni që është egoiste të mendohet për veten kur janë në pyetje rezultatet e këqija të Kosovës?

“Keni të drejtë. Mbijetesa është për çdo trajner, në secilën skuadër. Jam këtu që 3-4 vite dhe mendoni se nuk më intereson për Kosovën? Për skuadrën time? Sepse është puna ime? Jo, jo! Është e çuditshme të mendohet kështu. Më pëlqen Prishtina, Kosova.

Ku është problemi tek ne (gazetarët dhe gjithë ata që kërkojmë fitore edhe ndaj Spanjës)?

“Ndonjëherë ju keni pritje shumë të mëdha. Ky është problemi ndoshta. Por, në njërën anë është mirë. Për mua, personalisht, nuk kam problem me ju. Nuk mendoj se skuadra ka problem. Ndoshta, ne kemi pasur kohëra shumë të mira dhe kemi mendime se mund të shkojmë gjithmonë lart, por futbolli nuk është kështu. Ne jemi në Evropë, FIFA, UEFA vetëm pesë vite. Ne punojmë në këto nivele tash e pak vite. Dhe çfarë mendoni ju… ne duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë? Është mirë, por pse gjithmonë? A mund të fitojmë ndaj Suedisë? Po. Ndaj Çekisë? Po. Por, pse mendoni se duhet fituar gjithmonë, me çdo kusht? Specifikisht tani, pas shtatorit? Në kohën e Covid kur ju ndodh të gjitha skuadrave!? Ju kërkoni probleme tani. Nëse ne humbasim të gjitha ndeshjet, do t’iu jepja të drejtë.

Mbyllja e trajnerit:

“Vetëm një fjalë tani. Problemi nuk duhet të jetë te e ardhmja e trajnerit në këtë ditë. Me rëndësi është e ardhmja e Kosovës. Të jeni të sigurt që kjo skuadër ka të ardhme. Do të jetë pa mua një ditë, nuk e di kur. Kjo skuadër duhet të ketë kritikat e juaja, por jo të tejkalohen siç po bëhet tani. Skuadra duhet të ketë urimet e saj për gjërat që ka bërë deri më tani. /Periskopi/

Shpërndaje në: