E PLOTË: Fjalët e Challandes dhe Aro Muric para ndeshjes me Suedinë

E PLOTË: Fjalët e Challandes dhe Aro Muric para ndeshjes me Suedinë

Bernard Challandes dhe Aro Muric janë paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes që Kosova e luan ndaj Suedisë.

Periskopi ua përcjell më poshtë fjalët e tyre.

Hyrje e Challandes:

“Ne do të luajmë nesër ndaj një skuadre mjaft interesante dhe të fortë. Kemi luajtur në shtator tri ndeshje të mira, dhe tani për ne, kjo skuadër mjaft e fortë na detyron të konfirmojmë formën e lartë”, ka thënë Challandes, transmeton Periskopi. “Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë për ne. I dimë kualitetet e Suedisë, i kemi parë në kualifikimet e kaluara, por tani edhe në Euro luajtën shumë mirë. Është skuadër që ka shumë organizim të mirë, mund të luajnë fizikisht dhe kjo skuadër ka po ashtu shumë lojtarë të mirë, sidomos sulmuesit që janë shumë kërcënues për ne”.

Hyrje e Aro:

“Mezi presim të luajmë nesër dhe mendoj se pas tri ndeshjeve të mira në shtator kemi fituar vetëbesim dhe besoj se nesër do të bëjmë ndeshje të mirë ndaj Suedisë. Mendoj se për të dy skuadrat do të jetë e vështirë të marrin tri pikët”

Si e shihni Suedinë pa Zlatan (Aro)?

“Mezi presim ndeshjen me Suedinë. Ata janë skuadër shumë e fortë. Me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë. Neve na mbetet të bëjmë maksimumin ndaj një skuadre të fortë siç është Suedia.”

Cilin lojtar specifikisht e shihni më të rrezikshëm? (Aro)

“Nuk kam ndonjë emër të veçantë”, ishte përgjigja e shkurtër e Aro.

Presioni është te Suedia për fitoren dhe ruajtjen e pozitës së parë. A do të thotë që Kosova në këtë aspekt ka përparësi? (Challandes)

“Jo, nuk mund të themi se Kosova është favorite. Mendoj tani se presioni është normal në futboll tani. Për ne me kombëtare secila ndeshje është me rëndësi të madhe. Mendoj se Suedia ka luajtur ndeshje shumë të mirë ndaj Spanjës. Kjo tregon se sa i vështirë është ky grup. Kjo ndeshje është e rëndësishme, sigurisht, por secila ndeshje si për Kosovën edhe Suedinë është e rëndësisë së lartë”, u shpreh zvicerani, transmeton Periskopi. “Mund të them se Suedia ka shumë përvojë pasi ka luajtur shumë ndeshje të rëndësishme dhe lojtarët e tyre luajnë në Champions League, është ndeshje normale për kalibrin e tyre”.

Në gjitha konferencat për shtyp (Spanja, Suedia) Kosovën po e trajtojnë si skuadër të fortë, madje kundërshtarin më të fortë. Pse ju nuk e keni këtë optimizëm? Sidomos kur në Suedi do të keni përkrahje edhe nga Dardanët…

“Nuk është problem të jesh optimist ose jo-optimist. Unë kam besim në skuadrën tim, por jam edhe realist. Ne jemi Kosova, dhe Suedia…Suedia ka luajtur në Euro, në Kupën e Botës, ka shumë lojtarë të mirë. Edhe ne kemi lojtarë të mirë. Por, nëse thuhet se Kosova është skuadër e mirë dhe në Evropë kanë frikë të luajnë ndaj Kosovës, unë nuk mund ta them këtë. Mund të them se jemi Kosova dhe jemi modestë. Duam të luajmë, të kemi progres dhe të jemi kundërshtarë të denjë për të tjerët. Mendoj se do të jetë e njëjta nesër”, përgjigjet selektori.

Lindelof nuk luan nesër. Çfarë mendon për këtë?(Challandes)

“Lindelof është lojtar i mirë, sigurisht. Por, Suedia ka shumë lojtarë të mirë të tjerë dhe mendoj se vetëm një lojtar është kaq i rëndësishëm, atëherë kjo nuk është Suedia”.

E thatë që jeni të impresionuar për sulmuesit e Suedisë. A mund të flisni më shumë për Isaak apo Kulusevski. Çfarë ju impreson? (Challandes)

“Po, Isaak, Kulusevski, Forsberg, kanë shumë opsione për sulmin, krijojnë shumë. Ndoshta diferenca bëhet nga këta. Ata kanë shumë kreativitet dhe inteligjencë në mesin e këtyre sulmuesve. Ata janë individualisht shumë të rrezikshëm. Këto karakteristika i kanë dhënë tjetër fytyrë Suedisë viteve të fundit. Suedia pati paraqitje të mirë në Euron e fundit, duke shkuar në mesin e 16 më të mirave”, shtoi Challandes.

Çfarë diferencë bën Ibrahimovic. Suedia më e mirë apo më e keqe?

“Nuk mund të them nëse janë ekip më i mirë apo më i keq pa Ibrahimovic. Ne kemi luajtur ndaj tyre me Ibrën, dhe ishte e vështirë ndaj Suedisë me Ibrën. Ibra ishte pika fokuse e tyre, ku merrte shumë topa dhe nxirrte skuadrën përpara. Ata do të kenë sigurisht mënyrë tjetër loje tani, por prapë do të jetë vështirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: