E pranon Fury: Kundërshtari im ishte shumë i ashpër, e godisja por vazhdonte të më vërsulej

E pranon Fury: Kundërshtari im ishte shumë i ashpër, e godisja por vazhdonte të më vërsulej

Tyson Fury ka dalë triumfues me mjaft mund kundër boksierit nga Suedia, Otto Wallin.

Britaniku u desh të luftonte shumë për ta arritur këtë fitore, derisa pas meçit e pranoi se ishte një duel shumë i vështirë, raporton Periskopi.

“Ai ishte gjithë zemër dhe vendosshmëri. Ishte një duel i madh”, deklaroi fillimisht Fury.

“Kur mora goditjen në sy thash nëse mund të vazhdoj do të vazhdoj. ëallin ishte i ashpër shumë”.

“E godita disa herë në kokë dhe në trup, por ai vazhdonte të vinte në drejtim timin. Ai ishte i pamposhtur, por sot unë isha njeriu i duhur për ta mposhtur”, përfundoi Fury. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: