E pranon shefi i Dortmund: E di se Haaland joshet nga Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmund mund ta humb Erling Haaland dhe kjo nuk do të ishte çudi.

Sulmuesi norvegjez është në mesin e lojtarëve më premtues në botën e futbollit dhe gëzon vëmendje të madhe nga shumë skuadra.

Real Madrid kanë shprehur interesim për lojtarin për një kohë të gjatë dhe duket se edhe Haaland joshet nga ata, të paktën sipas fjalëve të Hans-Joachim Watzke.

“E di, sigurisht, e di se Haaland është i joshur nga Real Madridi”, ka thënë Watzke, transmeton Periskopi.

Haaland nuk është stërvitur sonte me skuadrën e Dortmund dhe thuhet se mund të mungojë në ndeshjen e Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: