E pranon shefi i ZRRE’së: Vendimi për ngritje të çmimit të energjisë ishte në linjë me VV-në

E pranon shefi i ZRRE’së: Vendimi për ngritje të çmimit të energjisë ishte në linjë me VV-në

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, e ka pranuar në Komisionin Hetimor për energjinë se vendimi i tyre për shtrenjtimin e energjisë e ka bazuar në propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për të qenë korrekt me të gjithë ju këtu, vendimi ynë nuk ka qenë në linjë me Qeverinë, por me një nga partitë më të mëdha në vend”, shkruan Ekonomia Online.

Pas kësaj përgjigje deputetët thanë, që kjo ‘sigurisht’ ka qenë rastësi, duke ironizuar këtu me përgjigjen e Fejzullahut të ZRRE’së.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucion i pavarur, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe i raporton vetëm Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje në: