E pranuan marrëveshjen që e kundërshtonin, Bislimi: Veç injorantët nuk i ndërrojnë qëndrimet

E pranuan marrëveshjen që e kundërshtonin, Bislimi: Veç injorantët nuk i ndërrojnë qëndrimet

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka folur për ndryshimin e qëndrimit të VV-së sa i përket marrëveshjes për energjinë në veri.

Bislimi tha se kanë ndryshuar rrethanat, andaj kanë ndryshuar edhe qëndrimet.

Sipas tij, vetëm injorantët nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre.

“Ka qenë qëndrimi i yni në një situatë kur është folur për ndarjen e veriut. Me nxjerr përfundimin se një qëndrim i vitit 2018 duhet të vlejë në vitin 2022, është absurd.

Në vitin 2005 kemi qenë shumë për energjinë me thëngjill e tash jemi për energjinë e erës, se jemi duke jetu në një periudhë tjetër, kanë ndryshuar rrethanat, ndryshojnë qëndrimet. Veç injorantët nuk i ndërrojnë qëndrimet, kur ndryshojnë rrethanat. Kanë ndryshuar rrethanat, ndryshon edhe konstatimi”, tha Bislimi.

Kujtojmë se kjo marrëveshje ishte kundërshtuar fuqishëm nga VV-ja në kohën kur ishte në opozitë.

 

Shpërndaje në: