E prekura me koronavirus nga fshati Ujmirë i Klinës jeton në Prishtinë

E prekura me koronavirus nga fshati Ujmirë i Klinës jeton në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje konfirmoi që një person nga fshati Ujmirë i komunës së Klinës është diagnsitfikuar me sëmundjen COVID-19.

Pas konfirmimit të rastit, shtabi i emergjencës i Komunës së Klinës menjëherë ka kontaktuar me institucionet lokale dhe qendrore dhe ka konfirmuar se personi i prekur me virus është qytetare e komunës së Klinës, por me banim në Prishtinë.

Komuna thotë se ka filluar të hulumtojë personat e mundshëm me të cilët e infektuara ka pasur kontakt dhe ata do të udhëzohen në vetëizolim dhe do t’ju bëhet testi në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, si masë preventive ndaj përhapjes së virusit.

Shpërndaje në: